Shkupi humb ndeshjen e parë nga Shamroku në Irlandë

FC Shkupi është mundur 3:1 nga Shamrok Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të Liga Evropës. Njëjt si në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit treguan karakter, megjithatë ishin të pafat.

Pjesa e parë foli për vendasit të arritën të shënojnë dy herë me anë të Burk dhe Bats.

Në minutën e 77-të braziliani Kueven shënon një super gol nga distance duke zbutur shifrat në 2:1. Deri në fund Shkupi mbeti vetëm me 10 lojtar në fushë, pasi Hamidi u përjashtuar nga loja, teksa këtë gjë më së miri e shfrytëzuan vendasit të cilët gjetën rrjetën edhe njëherë me autor O’Nil i cili fiksoi rezultatin përfundimta në 3:1.

Ndeshja e kthimit në mes Shamrok Rovers dhe Shkupit do të luhet pas 5 ditëve në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close