Jeton Nesimi nis punën te Al Sadd në Katar, së shpejti zyrtarizimi i kontratës 

Një trajner shqiptar do ta shohim te gjigandi aziatik, dy herë fitues i Champions League, Al Sadd. Edhe pse mungon zyrtarizimi, tashmë duket e qartë se ardhmja e Jeton Nesimi është në Katar. Të paktën për 12-të muajt e ardhshëm, pasi dy ditët e ardhshme pritet të firmoset kontrata një vjeçare me ekipim Al Sadd.

Kështu tekniku nga Gostivari do të emërohet trajner i parë i skuadrës së dytë (U20) të Al Sadd-it, ku rëndësi e madhe i jepet punës me futbollistë të rinjë që përgatiten dhe kalojnë filtrin e fundit para inkuadrimit në ekipin e parë të ekipit Al Sadd.

Kujtojmë se Al Sadd është kampion aktual i Katarit, dy herë fitues i Champions League të Azisë dhe gjithsej 16 herë fitues i titullit kampion në Katar. 

Jeton Nesimi ditë më parë udhëtoi drejt Katarit, ndërsa në pritje të firmosjes së kontratës tashmë ka nisur punën dhe ka drejtuar ekipin në seancat stërvitore, prej ku vendos që disa fotografi t’i ndajë ekskluzivisht me opinionin përmes portalit Sportmania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close