Shkupi e ka mbyllur me fitore gjysmëstinor vjeshtor në elitë e futbollit vendor, pasi në xhiron e 18-të triumfoi në transfertën me Rabotniçkin me rezultatin 4:2. Dy herë Adetunxhi, Trapanovski dhe një autogol i Fati Isamilit i dhanë tre pikët Shkupit në këtë duel. Ndërkohë, Struga ka ngecur në xhiron e fundit të gjysmëstinorit, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Skopjen. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Makedonija Gjorçe Petrovi fitoi Sileksit me rezultat 3:1, Akademia Pandevi u mposht nga Tikveshi me shifra 2:0, përderisa Bregallnica – Pobeda u mbyll me barazim 2:2. Elita e futbollit vendor pas kësaj xhiroje shkon në pauzë dimërore, ndërsa rikthehet me ndeshjet e xhiros së 19-të në program në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.


