KF Gostivari ka vazhduar ecurinë pozitive ne Ligën e dytë te futbollit vendor. Sot në xhiron e fundit në teren vendas mposhtën Karaormanin me rezultatin e thellë 5:1,ndeshje e dominiar qe nga fillimi i ketij takimi. Ndërkohë edhe per kundër reshjeve te shiut, nuk mungoi përkrahja e tifo grupit “Kastriotët” dhe futbolldashësit te cilët ne fund te takimit festuan me futbollistët e skuadrës se tyre. Me këtë fitore Kf Gostivari mban kreun e tabelës dhe zyrtarisht shpallet kampion vjeshtor. Gjysem sezonin e mbyll me 37 pikë , një pikë me shume se vendi i dytë. Vlen te theksohet se ata janë i vetmi ekip në Ligë e dytë që nuk kanë pësuar humbje. Në 15 ndeshje kanë shënuar 11 fitore dhe 4 barazime. Synimi i kryesisë se klubit është qe Gostivari te rikthehet ne elitën e futbollit vendor.


