Shkupi eliminohet nga Liga Europa, vazhdon në plej of të Ligës së Konferencës 

Skuadra e Shkupit është eliminuar nga eliminatoret e Liga Europës, pasi edhe në ndeshjen e kthimit të xhiros së tretë eliminatore u mund nga Shamroku i Irlandës me rezultatin 1:2 dhe me shifra 5:2 mbyll garat në këtë kompeticion, duke vazhduar kështu aventurën europiane në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e luajtur në “Todor Proeski”, Shkupi kishte iniciativën e lojës, regjistroi raste të mira, por shënoi vetëm një gol përmes Adetunxhit. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë irlandezët shënuan dy gola përmes Gafnit dhe Emakut. Kështu Shkupi do ti vazhdojë garat në Ligën e Konferencës dhe në plej of do të përballet me Ballkanin e Kosovës ose Klaksvikin e Ishujve Faroe. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close