Enis Bardhi transferohet te Trabzonspori 

Futbollistët shqiptar po shtohen në Turqi, pasi “Marca” spanjolle njoftoi sonte se ka përfunduar transferimi i Enis Bardhit te Trabzonspori.

Levante dhe Trabzonspori kanë arritur marrëveshje për transferimin e reprezentusit të vendit. Pasi Levante zbriti në kategorinë e dytë, ishte e qartë se Bardhi do të kërkonte një ambient të ri.

Ndonëse ishte në negociata intensive me Olympiakos, kishte edhe një ofertë nga MLS, Bardhi ka zgjedhur Turqinë. Kontrata mes dy palëve është për tre vjet. Mungojnë ende ekzaminimet mjekësore, për tu kompletuar e gjithë marrëveshja. Levante do të marrë tre milionë euro plus bonuse për transferimin e Bardhit. 

Kujtojmë se Ezgjan Alioski firmosi disa ditë më parë në Superligën e Turqisë me Fenerbahcën, Besar Guxhufi është Beshiktashin, ndërsa Valon Ethemi është anëtar i Istanbulsporit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close