Shkupi drejt Irlandës, Shkëndija në Suedi

Shkupi dhe Shkëndija kanë udhëtuar sot drejt Irlandës respektivisht Suedisë për ndeshjet e radhës në garat europiane. Kampionët e vendit me linjë çarter ditën e sotme kanë udhëtuar drejt Irlandës për ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Liga Europës ndaj Shamrokut, përderisa ekspedita kuqezi ka arritur në tokën suedeze për përballjen me AIK-un të vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Konferencës. Të dyja ekipet shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në skenën europiane, ndeshjet e para të kësaj faze do ti luajnë të enjten. Takimi Shamrok – Shkupi zhvillohet nesër nga ora 21:00, përderisa AIK – Shkëndija luhet nga ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close