Të shtunën edhe zyrtarisht hapet siparin për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Nderin për ta hapur sezonin 2022/2023 do të kenë Struga Trim Lum dhe Pobeda të shtunën nga ora 17:30.

Të dielën në program do të jenë vetëm dy ndeshje. Sileksi në Kratovë do të mirëpret Rabotniçkin, derisa në Strumicë Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Bregallnicës.
Pas largimit të Renovës nga garat, Makedonija GJ.P është skuadra që do të jetë e lirë në xhiron e parë, derisa ndeshjet e dy skuadrave tona përfaqësuese në garat europiane, FC Shkupit dhe Shkëndijës, janë shtyrë.
Kështu Shkëndija ndeshjen e xhiros së parë kundër Skopjes do ta zhvillojë me datë 17 gusht, ndërkohë FC Shkupi ndeshjen e paraparë kundër Tikveshit në Kavadar, do ta zhvillojë me datë 7 shtator.

