Shkëndija “shkel” Vardarin, Gostivari barazon 2-2 ndaj Struga Trim Lum

Në derbin e madh në Strugë, Gostivari u ndal në barazimin 2-2 kundër kampioni aktual, Struga Trim Lum. Vendasit dy herë ishin në epërsi me golat e Kehindes dhe Kampaores, ndërsa lideri aktual barazoi me golat e Ajdoganit dhe Simonovskit.

Katër gola u regjistruan në Tetovë, në përballjen mes skuadrave kuqezi. Shkëndija arkëtoi 3 pikë të reja ndaj Vardarit, duke shënuar 3 golat në pjesën e parë. Pas 155 sekonda, Trumçi hapi rezultatin, ndërsa Ibraimi dhe Ahmedi shënuan golat e tjerë në 45 minutat e para, ndërsa Florent Ramadani mbylli takimin me goditjen precize nga distanca në pjesën e dytë.

Katër gola u shënuan edhe në Strumicë, ku Brera mundi Pelisteri me 4-0. Ndërkohë Besa 1976 shfrytëzoi terrenin vendas dhe mundi Voska Sportin me 1-0, ndërsa FC Shkupi pësoi disfatë 1-2 në terrenin e Rabotniçkit. Ndërkohë nuk kishte gola në përballjen në mes Tikveshit dhe Sileksit.

LIGA E PARË – JAVA E 8

Struga Trim Lum 2–2 Gostivari

Besa 1–0 Voska Sport

Rabotniçki 2–1 FC Shkupi

Shkëndija 4–0 Vardari

Brera 4–0 Pelisteri

Tikveshi 0–0 Sileksi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close