Shkupi ka mbetur pa trajner. Pas humbjes nga Rabotniçki, trajneri Matija Mirkov ka dhënë dorëheqje.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi nga Çairi.
“Kryetrajneri Matija Mirkov, pas humbjes së sotme me Rabotnickin, është dorëhequr nga pozicioni i kryetrajnerit, duke marrë parasysh rezultatet dhe duke e konsideruar të arsyeshme që për klubin është më e mira që ai të largohet në këtë moment.
Kryesia e klubit bën të ditur se është pranuar dorëheqja e trajnerit Matija Mirkov, duke e falënderuar për kontributin e tij deri më tani si ndihmës trajner, por edhe si kryetrajner, dhe duke i dëshiruar shumë suksese në karrierën e tij.
Matija Mirkov gjithmonë do të mbetet pjesë e familjes tone”, thuhet në njoftimin e Shkupit.