Shkëndija sot luan transfertën në Kavadar ndaj Tikveshit për xhiron e tretë në elitë, por Ardian Nuhiu ka disa mungesa për këtë sfidë.

Ennur Totre kthehet në formacion pasi humbi sfidën me Voskën shkaku i lëndimit. Mesfushori ka punuar intenzivisht dhe duke luajtur edhe miqësoren me Dinamo Ferizajin tashmë është 100% i gatshëm për lojë.
Shqetësime të lehta në stërvitjen e fundit ka ndjerë Bruno Dita, i cili mbetet të shihet si do të jetë fizikisht deri para ndeshjes. Adenis Shala nuk ka të drejtë loje shkaku i pezullimit pas daljes me karton të kuq ndaj Voskës. Lojtarët tjerë janë gati, pa llogaritur Florent Ramadanin dhe Zija Merxhanin që janë jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve.

