Realizon gol për triumf dhe suksesin i dedikon të fejuarës së tij. Ky është autori i golit të dytë të Bashkimit, Egzon Aziri.

Dy ndeshje dhe dy fitore për Bashkimin e Kumanovës në start të edicionit të ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Të shtunën kumanovarët fituan 2:1 Pobedën e Prilepit, ndërsa nuk mund të mungonte protagonzimi i sulmuesit Egzon Aziri.
Sulmuesi me golat dhe kontributin e tij ishte një ndër më të merituarit për rikthimin e Bashkimit në kategorinë e dytë të futbollit në vend, paralajmëron se do të jetë pikë e fortë dhe referuese te zigjelbërtit.
Realizimi ndaj Pobedës u tregua të jetë vendimtar për fitoren e Bashkimit, ndërsa gëzimi i Azirit ishte i dyfishtë sepse golin vendosi t’ia dedikonte të fejuarës së tij. I lidhur kohë më parë Egzoni gëzoi edhe partneren e tij, e cila duket se do të gëzohet shpesh duke parë formën në të cilën kalon Aziri.

