Shaqiri dhe Rrudhani, pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran që çdo javë po lënë gjurmë. Edhe në xhiron e 18-të në formacionin më të mirë të javës janë përfshirë dy futbollistë nga Kosova.

Xherdan Shaqiri humbi me Bazelin e tij në shtëpi 0-1 nga Gras’hopers, megjithatë ai ishte më i miri në fushë duke marrë notën 8,4.

Përveç Shaqirit në formacionin e javës ishte edhe Donat Rrudhani që pati paraqitje spektakolare me Lucernin.

Reprezentuesi dardan mori notën 9,4 duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër në fitoren e Lucernit 3-4 në udhëtim te Uinterturin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close