Ka qenë vet klubi londinez që ka konfirmuar se Federat e Futbollit të Anglisë ka ftuar yllin ukrainas pasi është gjetur diçka e pafavorshme në testet rutinë të urinës pas një ndeshje.

Çellsi ka konfirmuar se si ata, ashtu edhe Mudryk, e mbështesin plotësisht programin e testimit nga Federata Angleze. Ndërkohë ukrainasi i ka konfirmuar Çellsit se ai nuk ka përdorur kurrë me vetëdije ndonjë substancë të ndalur.
“Klubi i Futbollit Çellsi mund të konfirmojë se Federata e Futbollit ka kontaktuar së fundmi lojtarin tonë Mikhailo Mudryk në lidhje me një gjetje të pafavorshme në një test rutinë të urinës. Si Klubi ashtu edhe Mykhailo mbështesin plotësisht programin e testimit të FA dhe të gjithë lojtarët tanë, përfshirë Mykhailo, testohen rregullisht. Mykhailo ka konfirmuar kategorikisht se ai kurrë nuk ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar. Si Mykhailo ashtu edhe klubi tani do të punojnë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar gjetjen e pafavorshme. Klubi nuk do të komentojë më”, thuhet në njoftimin e Çellsit.

