Sevilla është në një situatë dramatike ekonomike, sipas radio ‘Marca’-s. Skuadra andaluziane mund të ketë fituar Europa League ndaj Romës së Mourinhos disa javë më parë në Budapest, por sipas asaj që doli nga raporti, ata kanë borxhe dhe detyrohen të paguajnë 90 milionë euro.

Presidenti i klubit, Pepe Kastro, ka njoftuar trajnerin dhe drejtorin teknik për situatën dhe ka theksuar se disa lojtarë duhet të shiten, në mënyrë që klubi të mos ketë probleme më serioze.
Sipas raportit, 2-3 lojtarë të niveli të lartë do të shiten për të shpëtuar klubin. Ka një kërkesë më të madhe për En Nesiri, Okambos dhe Bono.

Kujtojmë, se pak javë më pare nga klubi andaluzian u largua Monchi, njeriu që ndërtoi skuadrën që fitoi 7 Europa League dhe largimi lidhej me gjendjen financiare të klubit. Të nesërmen ai u bashkua me Aston Villan.

