Pas dështimit të transferimit të Ziyech, sauditët e Al Nassr sytë te Bernardo Silva

Pas Al Hilalit, këtë të premte, Bernardo Silva shtoi një tjetër klub saudit të interesuar për të. Sipas ‘CBS Sports’, pasi ka parë të dështojë transferimi i Hakim Ziyech nga Chelsea, Al Nassr i Cristiano Ronaldos po përgatitet të bëjë gjithçka për të nënshkruar me ish-lojtarin e Manchester City.

I njëjti burim shton se klubi i Riadit pret që Cristiano Ronaldo të sillet si një lloj ‘shkesi’, në përpjekje për të bindur bashkatdhetarin dhe bashkëlojtarin e tij që të transferohet në Arabinë Saudite.

Sezonin e kaluar Bernardo Silva fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League në radhët e Manchester Cityt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close