Sevilja arrin marrëveshje me Iskon

Mesfushori spanjoll, Isko së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Seviljas. Është vet ekpi andaluzian që ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshjen me Iskon. Lojtari do të kalojë në ‘Sançez Pizuan’ si futbollist i lirë, pasi këtë verë i përfundoi kontrata me Real Madridin. Spanjolli pritet të firmos kontratë dyvjeçare me skuadrën andaluziane. Ai që ishte insistuesi kryesor për të transferuar Iskon te Sevilja, ishte trajneri Julen Lupotegi. Kështu mesfushori spanjoll largohet pas 9-të viteve të kaluara te Real Madridi, me të cilët gjatë kësaj periudhe fitoi 19 trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close