Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot vjen me dy ndeshje në program të xhiros së parë të sezonit të ri. Skuadra e Sileksit e ardhur nga Liga e Dytë, aventurën e re në elitë do ta hap kundër Rabotniçkit me ndeshjen që do të luhet në Kratovë, përderisa në takimin tjetër në Strumicë, Akademia Pandevi do të pret Bregallnicën. Makedonija Gjorçe Petrovi këtë xhiro është e lirë, pas largimit të Renovës nga garat, përderisa Shkupi dhe Shkëndija kanë shtyrë ndeshjet e tyre për shkak angazhimeve në Europë. Kuqezinjtë përballjen me Skopjen do ta luajnë me 17 gusht, përderisa kampionët në fuqi me Tikveshin takohen me 7 shtator.


