Senad Gashi mundet nga Kevin Lerena në meçin për titullin e WBC Bridgerweight 

Boksieri shqiptar Senad Gashi nuk arrin të shpallet kampion i Botës në versionin WBC. Në duelin e sontshëm në “Emperors Palace” në Kempton Park të Johanesburgut në Afrikën e Jugut, Gashi u mund nga vendasi Kevin Lerena me vendim unanim të arbitrave. Kështu Larena  kurorëzohet kampion i përkohshëm i WBC-së në peshën e rëndë. 

Garuesi nga Afrika e Jugut i mori ëndërrën Senad Gashit në një përleshje të rëndë, ku shqiptari u ndëshkua me disa pikë negative.

Gashi mori një zbritje pikësh në raundin e 12-të dhe gjithashtu u rrëzua në 10 sekondat e fundit të ndeshjes pas një shtyerje ndoshta dhe jo korrekte me gjyqtarët që dhanë një vendim unanim të pikëve (114-113, 118-109 & 117-110) për Larenën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close