Kupa e Botës në Katar po afron dhe tifozët kanë filluar të planifikojnë pelegrinazhin e tyre për në vendin arab. Ajo që pakkush prisnin, është që tashmë ka tifozë që po e bëjnë në këmbë rrugën drejt vendit, ku do të zhvillohet kampionati i radhës, duke treguar se bota e futbollit befason edhe një herë.

Sergio Sánchez është një tifoz i kombëtares spanjole, i cili vendosi të përshkojë në këmbë në rrugën që ndan Madridin (Spanjë) nga Doha (Katar), për t’i treguar botës se asgjë nuk është e pamundur dhe se me përpjekje mund të arrihet gjithçka.
Spanjolli u kap në Irak, ku ndodhej gjatë udhëtimit të tij të gjatë. Aty ai shpjegoi arsyen e vendosjes për të bërë udhëtimin në këmbë: “Udhëtimi kërkon t’i motivojë njerëzit, duke i bërë ata të shohin se mund të shkosh larg me pak shpenzime”.
Sánchez ecën rreth 15 kilometra në ditë, me qëllim që të jetë në Doha për debutimin e lojtarëve të Luís Enrique në Kupën e Botës. Megjithatë, ka pasur ditë që ai ka mundur të përshkojë deri në 30 kilometra në këmbë.
“Unë kam shtëpinë time këtu. Çfarë është e nevojshme për të jetuar një apo dy vjet. Çfarë duhet për të përfunduar udhëtimin”,- deklaroi spanjoli. Një rrugëtim që e ka çuar të takojë njerëz të mirë që i kanë dhënë mbështetje dhe dashuri gjatë 10 muajve që ka përshkuar në rrugëtimin e tij të gjatë. Një objektiv që nisi në Madrid dhe që shpreson ta përfundojë më 23 nëntor në Doha.

