Jeni tifoz i Interit? E keni fanellën zikaltër? Shallat? Kapelen? Epo, nëse tifozët e Interit kanë marrë një biletë për ndeshjen kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’ nuk duhet të identifikohen me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës.

Barcelona në fakt ka komunikuar përmes një komunikate se tifozëve nuk do t’u lejohet atyre që veshin ngjyrat e Interit. Ky detaj nxjerr në pah edhe klimën e zjarrtë që i pret zikaltërit në sfidën që do të mund të vendosë një pjesë të mirë të mundësive për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Champions League.

