Sadio Mane humb Botërorin

Kampionati Botëror e ka humbur edhe një superyll. Sadio Mane nuk do të mund të luaj për Senegalin në eventin më të madh të futbollit që do të zhvillohet këtë muajë në Katar. Ylli afrikan pësoi mbrëmë një lëndim në ndeshjen që Bayerni i Mynihut e fitoi ndaj Verder Bremenit, duke u detyruar të lë fushën në minutën e 21-t të ndeshjes. Ndërkohë raporti i detajur mjekësor ka nxjerrur se Mane ka lënduar tendin dhe do të jetë për disa javë jashtë fushave. Senegali është në grup së bashku me Holandën, Ekuadorin dhe Katarin, ndërsa ndeshjen e parë e luajnë me 21 nëntor kundër holandezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close