Kupa, derbi ndërpritet, Struga kualifikohet në gjysmëfinale 

Derbi ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës nuk u zhvillua më shumë se 10 minuta lojë. Ndeshja në kuadër të çerekfinales për Kupën e Maqedonisë së Veriut ndërmjet dy skuadrave më të mira shqiptare u ndërpre në minutën 9-të, pas golit të Dashmir Elezit që ngjalli incidente në stadiumin e Çairit. Futbollistët kuqezi u rikthyen në zhveshtore dhe ndeshja nuk vazhdoi më, ndërsa epilogun final për këtë sfidë pritet ta jep Federata e Futbollit të Maqedonisë. Ndërkohë, Struga Trim Lum ka marrë kualifikimin për në gjysmëfinale, pasi mundi Bregallnicën me rezultat 2:0. Biletë për në fazën tjetër të Kupës, mori edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, që triumfoi ndaj  Akademia Pandevit me rezultat 1:0. Vardari është eliminuar nga ky edicion i Kupës, pasi u mund nga Sileksi pas gjuajtjeve të penalltive. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës do të zhvillohen në mars. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close