Ruben Amorim gjen zgjidhjen për krizën në sulmin e Man. Junajtedit

Fillimi i epokës së Ruben Amorimit te Man. Junajted solli zhgënjim të ri, pasi klub i famshëm anglez dështoi edhe nën drejtimin e portugezit. “Djajtë e Kuq” aktualisht janë në vendin e 14-të në Premier Ligë, ndërsa janë eliminuar edhe nga Fulhami në FA Cup.

Man. Junajted po përballet me probleme të mëdha në sulm, por Amorim ka zgjidhjen për të kapërcyer vështirësitë, e cila do të kushtojë të paktën 75 milionë euro. Bëhet fjalë për transferimin e Viktor Osimhen, golashënuesit nigerian që aktualisht është i huazuar te Galatasaraj nga Napoli.

Pritshmëritë janë që Man. Junajted verën e ardhshme të aktivizojë klauzolën e blerjes në kontratën e tij, duke “tejkaluar” kështu konkurrencën. Çellsi, Totenhami dhe Arsenali janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e Osimhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close