Kapiteni i kategorisë së tretë të Shrevsberi nga Anglia, Xhon Markiz, ka hyrë në historinë e futbollit anglez si lojtari që u përjashtua më shpejt që nga fillimi i një ndeshjeje. Markiz mori një karton të kuq pas 13 sekondash lojë kundër Peterborou (1-3).

Në duelin e parë për topin, Markiz goditi me bërryl sulmuesin e Peterborou, Sam Hjuz. Sipas statisticienëve në ishull, ky është një rekord kur bëhet fjalë për përjashtimin e një lojtari pas fillimit të një ndeshjeje.
25 vjet më parë, portieri i atëhershëm i Shefild Uednesdej, Kevin Presman, u kritikua kur u përjashtua gjithashtu me karton të kuq për pak më shumë se 13 sekonda në një ndeshje kundër Vulverhempton Vanderers për mbajtjen e një kundërshtari jashtë zonës së tij të penalltisë.

