Remzifaik Selmani në bisedime me Besën, afër firmës me skuadrën nga Dobërdolli

Besa e Dobërdollit do të jetë skaudra debutuese në sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Drejtuesit e Besës janë duke punuar për të përforcuar ekipin në merkato, teksa “Sportmania” mëson se ekipi nga Dobërdolli janë në bisedime të avansuara me sulmuesin, Remzifaik Selmani.

Futbollisti tetovar së fundmi ishte pjesë e Bregallnicës së Shtipit, ndërsa në sezonin e ri pritet të luaj me Besën, pasi ditëve në vijim priten ta finalizojnë marrëveshjen dhe e njejta të zyrtarizohet nga klubi shqiptar.

Remzifaik Selmani para Bregallnicës ishte pjesë e Gostivarit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme si Renova, Shkëndija, Partizani, Llapi, Ujpeshti e Mezekovesd. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close