Hadis Velii do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit kosovar, pasi ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Malishevës. Portieri nga Tetova, ka rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër me ekipin e Malishevës dhe në sezonin e ri do të vazhdoj ti mbroj ngjyrat e kësaj skuadre.

Hadis Veli te skuadra kosovare u transferua në afatin kalimtar të janarit të këtij viti, kur kaloi nga radhët e Voska Sport.
Ai më herët ka mbrojtur edhe për skuadrat si Besa, Renova, Gostivari, Shkëndija e Vëllazërimi. Kjo është eksperienca e tij e parë që po kalon jashtë vendit tonë. /Sportmania/

