Rekordet e Salah te Liverpul, egjiptiani po prek shifrat e legjendave

E ardhmja e Mohamed Salahut mund të mos jetë përcaktuar ende, me kontratën që i skadon në fund të sezonit, por sulmuesi egjiptian vazhdon të thyejë rekorde në “Anfield”.

Ai ka shënuar në total 234 gola (105 asiste) në 381 ndeshjet e tij të deritanishme me Liverpulin. Vetëm tre futbollistë kanë shënuar më shumë golat për “Reds”-at: Ian Rash, Roxher Hant dhe Gordon Hoxhson. Dhe ky i fundit (1.56 gola për ndeshje) është i vetmi futbollist i Liverpulit që ka një raport më të mirë golash të shënuar për ndeshje sesa egjiptiani (gol çdo 1.63).

32-vjeçari  është edhe golashënuesi më i mirë afrikan i të gjitha kohërave në Premier Ligë (176).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close