Arbin Zejnullai në formacionin e vitit në Shqipëri

Përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shqiptarë të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre përgjatë vitit 2024, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit.

Nga porta në sulm, 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre përgjatë vitit 2024 janë këto: Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës i majtë), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës i djathtë), Arinaldo Rrapaj (mesfushor i majtë), Albano Aleksi (mesfushor qendre), Arbin Zejnullai (mesfushor i djathtë), Ermir Rashica (sulmues i majtë), Bekim Balaj (sulmues qendre) dhe Baton Zabërgja (sulmues i djathtë). 11 futbollistët u ngjitën në skenë dhe tërhoqën çmimet, teksa nuk munguan falënderimet e rastit dhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

Ndërkaq Bekim Balaj është shpallur fitues i Këpucës së Artë. Sulmuesi shkodran ishte golashënuesi më i mirë i sezonit 2023-2024 si dhe kishte minutazhin më të lartë në fushë mes futbollistëve të Vllaznisë. Balaj gjatë sezonit 2023-2024 ka shënuar 18 gola në 38 ndeshje.

Çmimi i radhës pas “Këpucës së Artë” ishte ai i gjyqtarit më të mirë të sezonit të cilin e fitoi Juxhin Xhaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close