
Sonte do të zhvillohet derbi madrilen, mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit. Ndeshja zhvillohet në “Civitas Metropolitano”, më fillim nga ora 21:00.
Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti për këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kilian Mbape-d, për shkak të lëndimit që pësoi disa ditë më parë.
Sulmuesi francez dëshironte të ishte prezent në stadium për ta mbështetur skuadrën e tij, por sipas asaj që raporton “L’Equipe”, klubi mbretëtor nuk e ka lejuar. Reali dëshiron që të shmang ndonjë incidentë në tribunat e “Metropolitano”.