Të dielën, në orën 14.00, do të vazhdojë kampionati në elitën e futbollit vendor me përballjet e javës së 8-të. Në qendër të vëmendjes do të jetë sfida në Strugë, kur takohen kampioni aktual, Struga Trim Lum dhe lideri i ri në renditjen e Ligës së Parë, skuadra e Gostivarit.
Mjaft nxitje do të ketë në Tetovë, kur përballen skuadrat kuqezi. Shkëndija dëshiron të harrojë disfatën e parë në këtë sezon, duke kërkuar 3 pikë të reja ndaj Vardarit, i cili në mesjavë pësoi disfatë në terreni vendas nga Sileksi.
Në Shkup luhet derbi lokal i qytetit, ku Rabotniçki e pret FC Shkupin. Vendasit ende nuk e kanë shijuar disfatën, ndërsa FC Shkupi po luan me formë të ndryshuar dhe është në pozitën e gjashtë në renditje.
Ndërkohë Besa e Dobërdollit pasi që mori pikë të madhe në stadiumin në Çair, tani do të kërkojë më shumë në duelin ndaj Voska Sportit.
Në sfidat e tjera, Brera dhe Tikveshi janë nikoqir në përballjet me Pelisterin, respektivisht Sileksin.
LIGA E PARË – JAVA E 8
Struga Trim Lum – Gostivari
Besa – Voska Sport
Rabotniçki – FC Shkupi
Shkëndija – Vardari
Brera – Pelisteri
Tikveshi – Sileksi