Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe në javën e 34-të në Superligën e Turqisë, pasi mposhti 2:1 Besiktasin.

Qysh në pjesën e parë, punët për ekipin mysafir u vështirësuan – pasi Al Musrati u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Golin e epërsisë e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 30’të.
Në pjesën e dytë, Feneri shënoi edhe një gol tjetër me anë të lojtarit anësor, Kahveci.
Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Cenk Tosun.
Në këtë ndeshje luajtën edhe dy shqiptarë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

