Moment epik nga Seria B/ Gjyqtari e nis pjesën e dytë pa portierin

Një situatë epike u regjistrua në ndeshjen e Serisë B mes Parmës dhe Lekos. Skuadrat u kthyen në fushë pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 3-0 për vendasit. Gjyqtari Rutela e nis pjesën e dytë për të ndërprerë gjithçka pas disa sekondash pasi vuri re mungesën e portierit të Lekos, Melgrati. 

Nga fillimi i pjesës së dytë kishin kaluar dhjetë sekonda dhe arbitri e ndërpreu ndeshjen. Menjëherë më pas shfaqet Melgrati duke hyrë në fushë për tu vendosur mes shtyllave. Nga aty, pjesa e dytë rifilloi dhe ndeshja përfundoi 4-0 për skuadrën e Pekias, gjithnjë e më afër ngjitjes në Serinë A. Hyrja e vonuar, katër gola të pësuar dhe rënie zyrtarisht nga kategoria: një ditë për t’u harruar kjo për portierin Melgrati. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close