Rabotniçki merr dy përforcime

Rabotniçki ka marrë përforcime para nisjes së gjysmësezonit pranveror në elitën e futbollit vendor.

“Romantikët” kanë zyrtarizuar futbollistin e Makedonija Gjorçe Petrovit, Hristijan Pecov, i cili ka firmosur me Rabotniçkin deri në fund të këtij sezoni.

Përveç tij, skuadrës nga Parku i Qytetit i është bashkuar edhe sulmuesi i talentuar i Akademia Pandevit, Mario Krstovski. Ky i fundit është pjesë edhe përfaqësueses U21 e Maqedonisë, me të cilën regjistron 10 paraqitje dhe 3 gola, ndërsa te Rabotniçki do të luajë në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm. /Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close