Skuadra e Vëllazërimit ka emëruar edhe 4 anëtarët e kryesisë qendrore.
Në mesin e katër anëtarëve të kryesisë më të ngushtë u zgjodhën Ismail Dani, ish Legjendë e KF Vëllazërimit, Gëzim Aliu – afarist, Lavdrim Veliu – afarist dhe ish futbollisti, Ibrahim Ibraimi.

Gjithashtu në mbledhjen e kryesisë u përcaktua edhe ndihmës-trajneri i Husein Hursoy-it të jetë Besnik Sadiku. Vëllazërimi i Kërçovës garon në Ligën e Dytë Perendim të vendit, ndërsa këtë sezon pretendojnë që të inkuadrohen në mesin e më të mirëve të futbollit vendor./Sportmania.al

