Omar Imeri ndahet me Bodrumin, rikthimi te Batman Petrol duket pranë

Futbollisti shkupjan Omar Imeri ka konfirmuar largimin nga klubi turk Bodrum FK, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare që, sipas vetë lojtarit, i ka lënë kujtime dhe emocione të veçanta.

26-vjeçari, i cili vite më parë u transferua nga KF Shkëndija te Antalyaspor, pritet të vazhdojë karrierën te ish-skuadra e tij, Batman Petrolspor, që garon në kategorinë e tretë të futbollit turk.

Në mesazhin e lamtumirës, Imeri falënderoi drejtuesit, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët, duke theksuar se Bodrumi do të mbetet gjithmonë një pjesë e veçantë e zemrës së tij./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close