Mbrojtësi shkupjan, Sedat Berisha tashmë disa ditë me radhë ka qëndruar jashta përgatitjeve me Struga Trim Lum për shkak një viroze.
Njëri prej përforcimeve më të mëdha të Struga Trim Lumit në merkaton dimërore, ka humbur testin e fundit të Strugës që e luajtën ndaj Pelistërt, në të cilën struganët morën fitoren me rezultat 2:0, për shkak se trajneri Jeton Beqiri i ka dhënë ditë të lira mbrojtësit shkupjan për shkak një viroze që e ka munduar disa ditë me radhë mbrojtësin shtatëlartë.

Berisha këto ditë ka qëndruar në Shkup, ndërsa ditëve në vijim pritet ti bashkohet ekipit për vijuar me përgatitjet për ndeshjen e parë të gjysmësezonin pranveror, me Strugën që ndeshjen e parë e luan ndaj Rabotniçkit./Sportmania.al

