Lazio dhe Juventus janë dy skuadrat e para në Serie A, me vetëm një pikë diferencë, e cila e lë Lazion në pozitën e dytë.

Të dyja skuadrat janë të interesuara që sezoni të rifillojë dhe të luhen të gjitha ndeshjet deri në fund. Por, nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, mund të ketë rrugë të tjera. Lotito, president i Lazio, nuk hedh poshtë mundësinë për ‘Play-Off’.
“Rrezikojmë të përmbysim sistemin nëse nuk rifillojmë sezonin. Disa klube po planifikojnë një dokument që tregon rrezikun nëse nuk rifillohet”, ka thënë Lotito për ‘La Repubblica’, transmeton lajmi.net.
“Nëse ndalojmë së luajturi, do të jem në Ligën e Kampionëve dhe do të ndaloj pagat për katër muaj. Do të ishte e përshtatshme për mua nëse nuk luhet, por po mendoj për sistemin. Të tjerët nuk po e bëjnë”, ka shtuar presidenti i Lazio.
“Do të pranoja një ‘Play-Off Scudetto’, nuk jam shprehur kurrë kundër kësaj”, ka thënë ndër të tjerash Lotito.
Synimi i Serie A është që ndeshjet të luhen sipas kalendarit, dhe të vazhdohet deri më 3 gusht. /Lajmi.net/

