Sezoni në Itali vazhdon të jetë i suspenduar, kurse planet për rikthimin në fushat e blerta tashmë janë shpalosur.

Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet e para luhen më 27-28 maj, kurse fundi i sezonit shënohet më 2-3 gusht.
Gjithë kjo, sipas fjalëve të presidentit të FIGC, Gravina, është në përputhshmëri me këshillat dhe masat e Qeverisë së Italisë.
“Ne gjithmonë kemi thënë se dëshirojmë të rifillojmë sapo kushtet të përshtaten, dhe horizonti i ofruar nga Qeveria na lejon ta bëjmë këtë”, ka thënë Gravina, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi të bindur për rrugën që do të ndjekim, sepse ësthë një përgjegjësi serioze, e vetmja që shërben për interesin gjeneral të sistemit dhe sportit italian, i cili për disa arsye, do të dëmtohej shumë nëse Serie A nuk rifillon”, ka shtuar presidenti i FIGC.
“Komisioni ynë mjekësor ka formuluar një protokol rigoroz dhe ne jemi gati ta integrojmë dhe modifikojmë atë, duke shtuar edhe këshillat e CONI dhe FMSI për të harmonizuar gjithçka”, ka thënë ndër të tjerash Gravina.
Duket se në Itali tashmë janë marrë të gjitha masat dhe të gjitha rrugët qojnë drejt rifillimit të sezonit. /Lajmi.net/

