Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka pasur lojtarë të shkëlyqer ndër vite. Një nga ta është edhe Dennis Rodman.

Rodman, i cili vitet më të mira pati me Chicago Bulls, ku edhe shpallej kampion krah Michael Jordan.
Ajo që vlerësohej më shumë nga Rodman ishte loja e tij në mbrojtje, agresiviteti dhe dominimi në trapez (kërcimet).
Një nga statistikat më të çmendura të ish anëtarit të skuadrave si San Antonio Spurs, Detroit Pistons, Chicago Bulls, Los Angeles Lakers e Dallas Mavericks është ajo me kërcime.
Rodman ka prirë ligën e NBA në 7 nga 9 sezone në vitet 90’, në statistikat për kërcime, transmeton lajmi.net.
Në këto shtatë vite ku Rodman priu ligën në kërcime, statistika më e dobët e sezonit të tij ishte ajo me 14.88 kërcime për ndeshje. Kurse, më e larta qëndron në 18.66
David Robinson (12.96) në 1990/91 dhe Chris Webber (12.98) në sezonin 1998/99 bllokonin dominimin ‘total’ të dekadës nga Rodman. Lajmi.net/

