Skuadra e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, KF Besa Dobërdoll, ka zyrtarizuar largimin e pesë futbollistëve nga radhët e saj. Nëpërmjet një komunikate në profilin zyrtar në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me:

• Filip Aleksovski
• Maliq Beluli
• Genc Gashi
• Emir Skenderi
• Ilirid Ademi
KF Besa ka falënderuar futbollistët për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës së bashkëpunimit dhe u ka uruar suksese në karrierën e mëtejshme.

Ky veprim vjen si pjesë e ndryshimeve të mundshme në radhët e skuadrës për fazën e ardhshme të kampionatit. Besa Dobërdolli mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të ruajtur stabilitetin në ligën më të lartë të futbollit në vend.

