Liverpulli ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Omar Marmoush, me raporte që sugjerojnë se sulmuesi 25-vjeçar mund t’i bashkohet klubit qysh në afatin kalimtar të janarit. Megjithatë, David Ornstein i “The Athletic” raporton se Marmoush ka më shumë gjasa të largohet nga klubi i tij aktual, Aintraht Frankfurt, gjatë verës.

Marmoush, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 9 asistime në të gjitha garat. Mbresëlënëse kanë qenë edhe paraqitjet e tij për kombëtaren e Egjiptit, ku luan përkrah Mohamed Salah.
Nëse Liverpulli siguron të ardhmen afatgjatë të Sallahut me një kontratë të re, “The Reds” synojnë që me Marmoush të krijojnë një dyshe egjiptiane në repartin e tyre ofensivë.
Liverpulli përballet me konkurrencë për sulmuesin, me Bajern Munih gjithashtu thuhet se është i interesuar, por edhe skuadrat e tjera angleze si Man. Junajted, Njukaswll d apo Totenaham Hotspur.
Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, me Frankfurtin që synon të fitojë rreth 70 milionë euro nga shitja e egjiptianit.

