Përballje interesante luhen sot në top ligat evropiane, vëmendja kryesore në Premier Ligë

Gjatë ditës së sotme do të luhen disa duele mjaft të rëndësishmë në top pesë ligat kryesore evropiane, shkruan lajmi.net.

Derbi i ditës është ai në Premier Ligë mes Man Utd dhe Man City që luhet nga ora 13:30, ndërsa më vonë Chelsea e pret Burnleyn nga ora 16:00.

Në Spanjë luajnë dy ekipet e mëdha, Barcelona ballafaqohet me Celta Vigon nga ora 16:15, ndërsa Reali e pret Rayo Vallecanon në ora 21:00.

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich luan me Freiburgun në ora 15:30, ndërsa derbi luhet në ora 18:30 mes RB Leipzig dhe Borussia Dortmund.

Ndeshje interesante ka edhe në Serie A, ku Juventusi takohet me Fiorentinën nga ora 18:00.

Ndërsa në Ligue 1, PSG është mysafire e Bordeaux në ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në top pesë ligat kryesore të Evropës. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close