Man Utd – Man City: Analizë, statistikë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Të dyja skuadrat kanë si objektiv të fitojnë titullin kampion këtë sezon, dhe do të kërkojnë pikët e plota sot, shkruan lajmi.net.

Mungesat e dy skuadrave në këtë duel:

Dy mungesat e mëdha te Manchester United për këtë duel janë Paul Pogba që mungon shkaku i suspendimit me kartonë, ndërsa Raphael Varane do të mungojë për shkak të lëndimit.

Te Manchester City, mungesat më të rëndësishme janë të Ferran Torres që është i lënduar, dhe Aymeric Laporte që mungon për shkak të kartonëve.

Fakte të ndeshjes:

Në 12 duelet e fundit mes këtyre dy skuadrave vetëm një ndeshje ka përfunduar baras, United ka marrë gjashtë fitore ndërsa City pesë sosh.

Analizë:

Të dyja ekipet hyjnë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë në pesë duelet e fundit.

Distanca mes Cityt dhe United në ligë është shumë e ngushtë, pasi Citizens kanë 20 pikë në vendin e tretë, kurse “Djajtë e Kuq” zënë vendin e pestë me 17 pikë.

Duke marrë parasysh formën jo edhe aq të mirë në duelet e fundit, të dyja skuadrat do të synojnë të këndellen me një fitore sot.

Formacionet e mundshme:

Man Utd(3-4-1-2): De Gea; Bailly, Lindelof, Maguire; Wan-Bissaka, Fred McTominay, Shaw; Fernandes; Ronaldo, Rashford

Man City(4-3-3): Ederson; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Silva; Jesus, Foden, Grealish

Parashikim: Man Utd 1 – 3 Man City. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close