Belgjika publikon listën e të ftuarve për dy takimet e radhës

Kombëtarja e Belgjikës më 13 nëntor e pret Estoninë, ndërsa më 16 nëntor përballet me Uellsin, shkruan lajmi.net.

Përzgjedhësi Roberto Martinez ka bërë të ditur listën prej 29 futbollistëve të ftuar këto dy duele.

Belgët janë të hendikepuar pa yllin Romelu Lukaku i cili është duke vuajtur nga një lëndim dhe nuk është ftuar.

Ndërkohë në listë bëjnë pjesë emra si Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Driest Mertens e Axel Witsel.

Belgjika me një fitore në këto dy duele do të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës.

Këta janë futbollistët e ftuar nga Martinez. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close