Për herë të parë një futbollist nga Maqedonia më i miri në Çampions, Ademi ishte lider në fitoren ndaj Çellsit!

Për herë të parë një futbollist nga Maqedonia është lojtari më i mirë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi i vendit dhe kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, është shpallur lojtari më i mirë në fitoren e Dinamo Zagrebit ndaj Chelsea.

Me golin e Mislav Orshiqit, kampioni i Kroacisë mposhti ish kampionët të Evropës, duke bërë surprizën më të madhe në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Si në çdo ndeshje tjetër, Ademi ishte lider, vrapoi më së shumti në fushë dhe me meritë mori mirënjohjen nga UEFA si lojtar i ndeshjes.

Me këto tre pikë, Dinamo mund të vazhdojë të ëndërrojë një pranverë futbolli në Europë, pavarësisht nëse do të jetë në Champions League apo Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close