MARCA: Lëndimi i Benzemas s’duket serioz

Ndonëse Real Madridi fitoi, një episod që ua ngriu buzëqeshjen ishte padyshim lëndimi i Karim Benzemas.

Lojtari u dëmtua në pjesën e parë, duke shkaktuar panikë në kampin madrilien.

Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët “Los Blancos” mendoi gazetari i MARCA-s, Jose Felix Diaz, i cili tha se ky lëndim nuk është serioz.

“Testimet e para thonë se nuk ka të bëjë me një lëndim të rëndë. Gjithsesi, ta shohim”, shkroi ai në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close