Pas Besir Demirit, Shkupi prezanton edhe një tjetër përforcim

FC Shkupi nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ”bardhekaltrit” nga Çairi mbeten ekipi më aktiv në merkato, me drejtuesit e klubit të cilët sot kanë komunikuar afrimin e një futbollisti të ri. Pas angazhimit të Besir Demirit, sot drejtuesit e Shkupit kanë zyrtarizuar futbollistin nga Senegali Albert Lamane Diene. Ky i fundit mund të luajë në disa pozita të sulmit, teksa është pjesë edhe e kombëtares së Senegalit. Ndryshe Diene ka zhvilluar 6 ndeshje me Senegalin, teksa ka shënuar edhe 1 gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close