Olimpijakosi dëshiron transferimin e Enis Bardhit

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi mund ta vazhdojë karrierën tek skuadra e Olimpijakosit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle transferimi i shkupjanit te skuadra greke mund të kushtojë 4.5 milionë euro, të cilat Olimpijakosi do t’i paguajë menjëherë 3 milionë euro, ndërsa 1.5 milionë të tjera, do të shkojnë në konton e Levantes përmes bonuseve. Paga e Bardhit do të jetë rreth 700 mijë euro, që është 4 për qind më e vogël se ajo që ka marë te skuadra spanjolle. Ndryshe Enis Bardhi ka kontratë me Levanten deri në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close