Nuk është vetëm humbja problemi më i madh i Realit, mungojnë 12 km përball Arsenalit

Më shumë është qasja, forca e Realit që tremb dhe lë pak shanse për ndeshjen e kthimit në “Bernabeu” të mërkurën e ardhshme. Diferenca është e tmerrshme dhe është një fakt, që padyshim flet shumë për qëndrimin e Arsenalit të Artetës dhe Madridit të Ançelotit. Sepse është e vërtetë që futbolli nuk është një ndeshje e vetme, por duhet të luftosh dhe të japësh gjithçka në fushë. Për këtë arsye anglezët kanë përshkuar plot 113.56 km në krahasim me 101.16 km për bardhezinjtë. Kjo është një diferencë deri në 12 kilometra më pak, një diferencë shumë e gjerë.

Skuadra e Ançelotit përshkoi 12 kilometra më pak se ajo e Artetës dhe 20 kilometra më pak në krahasim me ndeshjen mes Bajernit dhe Interit në çerekfinalen tjetër të luajtur të martën mbrëma!

Është diçka që është përsëritur gjatë gjithë sezonit në Evropë, me përjashtim të ndeshjes kundër Sitit.

Me tre muaj garë të mbetur (përfshi Botërorin e Klubeve), ajo që do të ndodhë të mërkurën e ardhshme në “Bernabeu” – përtej rezultatit, pra, qasjes që lojtarët e Realit do të tregojnë – do të jetë vendimtare për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close